Lajme

Macron drejtuar Erdoganit: “Respekto zgjedhjen sovrane të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO”

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan të respektojë “zgjedhjen sovrane” të Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Elysee, shkruan la repubblica.

“Marrëdhëniet e Suedisë dhe Finlandës me njerëzit dhe institucionet me PKK-në dhe Ypg-në bien ndesh me frymën e solidaritetit të NATO-s,” tha Erdogan sipas raporteve nga Byroja Turke.

Kujtojmë se presidenti i Turqisë ka dalë kundër anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, ndërsa ditë më parë ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë me anëtarësimin në NATO, “pa kthyer terroristët.”/abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button