BotaLajme

SHBA refuzon thirrjen e Putinit për heqje të sanksioneve në këmbim të drithërave

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin që Perëndimi të heqë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

 Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë kryeministrit italian, Mario Draghi se Rusia do të nisë anijet me ushqime dhe pleh, për të zbutur krizën për ushqim në gjithë botën, mirëpo vetëm nëse “marrin fund masat e motivuara politikisht, të zbatuara nga Perëndimi”.

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se eksportet e drithit nga Ukraina do të mund të nisin nëse hiqen sanksionet ndaj Rusisë. Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se bllokada detare e Rusisë ka bllokuar disa tonë të produkteve, dhe jo sanksionet.

 Sipas saj, nuk ka diskutime për heqje të sanksioneve.

“Nuk ka bisedime. Kjo është e bëmë e Rusisë”, ka thënë ajo.

 Rusia duhet të ndalë “menjëherë luftën e saj në Ukrainë”, e cila është duke ndikuar në sigurinë globale të ushqimit, ka thënë Jean-Pierre.

“Rusia është duke bllokuar vazhdimisht eksportet e ushqimit nga portet ukrainase dhe është duke rritur urinë në botë”.

Show More

Related Articles

Back to top button