Prokurori i përgjithshëm i Palestinës, ka deklaruar se hetimet që janë bërë me rastin e gazetares së Al Jazeera, tregojnë se ajo u vra qëllimisht nga forcat izraelite.
Autoritet palestineze kanë publikuar të gjeturat nga hetimet e tyre në lidhje me vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, duke thënë se aty vërtetohet se forcat izraelite e qëlluan dhe e vranë me paramendim reporteren veterane.
Gjetjet treguan rezultatet e një hetimi paraprak, të shpallur para dy javësh, dhe këto gjetje u pritën anë e mban botës, pasi që vrasja e gazetares shkaktoi zemërim global.
Duke folur për reporterët gjatë ditës së enjte në qytetin Ramallah në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, prokuri i përgjithshëm palestinez, Akra mal-Khatib deklaroi se: “ishte e qartë se forcat izraelite, qëlluan një plumb i cili e goditi direkt në kokë gazetaren Shireen Abu Akleh, përderisa ajo ishte duke ikur nga vendi ngjarjes”.
Prokuri shtoi tutje se gazetarja 51 vjeçare Abu Akleh, u godit me një plumb që shpon jelekët anti-plumb, përderisa ajo kishte vendosur helmetën dhe jelekun anti-plumb ku shihej qartë shkrimi “MEDIA”.