Moment shumë i vështirë për Andrea Pirlon. Trajneri i italian pësoi humbjen e tretë sezonale në kampionat në krye të Karagumrukut, e fundit 1-2 përballë Istanbulsporit të shqiptarëve (Rroca, Guri, Ethemi, Topalli, Abazaj).
Dhe të mendosh që, kundër skuadrës nga Stambolli, Karamguruku shënoi i pari me Diagne, para se Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli (i shërbyer nga Ethemi), të përmbysnin shifrat në 1-2.
Renditja, në mënyrë të pashmangshme, nuk është në favor të Pirlos: pas shtatë javësh, Karagumruku ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë (një fitoreje 4-1 në fushën e Ankaragucusë, që daton 27 gushtin e kaluar, tri barazime dhe po kaq humbje) dhe renditet në vendin e 14-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.
Duhet një shkundje e fortë për të ndryshuar kurs dhe për këtë Pirlos do t’i duhet të kërkojë “ndihmën” e lojtarëve me përvojë, shumë prej të cilëve kanë luajtur në Serinë A.
Nga Viviano te Borini, duke kaluar nga Biraschi dhe Ricci, pa harruar Caner Erkin (autor i 4 asistimeve deri më sot) dhe Adem Ljajic, i sapotransferuar te ky klub. Do të jetë në dorën e tyre të ringrejnë një grup që tani është plotësisht i shkatërruar nga kjo ecuri poshtë pritshmërive në këtë fillim sezoni.