Sevilja është mposhtur thellë nga skuadra e Borusia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, me gjermanët që fituan me shifrat 4-1 ndaj spanjollëve. Një humbje që kurrsesi nuk është pritur mirë me Zhulen Lopetegi, që njoftoi menjëherë largimin e tij në konferencën për shtyp. Ndërkohë nuk ka vonuar edhe konfirmimi nga klubi spanjoll për largimin e teknikut.
“Sevilja ka shkarkuar Zhulen Lopetegin si trajner i ekipit të parë pas ndeshjes me Borusia Dortmund. Lopetegui mbyll një fazë të suksesshme me tre fushata madhështore në të cilat objektivat ishin më se të arritura dhe një sezon të katërt në të cilin, megjithatë, rezultatet nuk kanë qenë në rrugën e duhur, me Seviljën duke shtuar pesë pikë nga 21 të mundshme në La Liga”, shkruan klubi. /abcnews.al