Arsenal po kalon një moment fantastik në Premier League, me londinezët të cilët kryesojnë kampionatin me 23 pikë, një më shumë se Manchester City.
Drejtuesit e klubit, por edhe trajneri spanjoll, Mikel Arteta kanë nisur nga puna për rinovimin e Gabriel Martinelli.
Braziliani është kthyer në njeriun lider te “topçinjtë”, pasi deri më tani ka shënuar 4 gola, të fundit në suksesin 3-2 ndaj Liverpool.
Arsenal ka gati kontratën e re dhe pritet që Martinelli të firmos deri në verën e vitit 2028.
Mes palëve ka optimizëm dhe sipas medieve britanike, rinovimi është çështje ditësh, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2024./ Super Sport