Angel Correa mendon të largohet nga Atletico Madrid.
Correa ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, por mund të largohet këtë verë nga ‘Wanda Metropolitano’.
Sipas ‘Marca’ argjentinasi dëshiron të përfundoi kohën e tij me ‘rojiblancos’ dhe të kërkojë një klub të ri këtë verë.
Mungesa e minutave në Ligën e Kampionëve, ku ai filloi vetëm tre herë këtë sezon, thuhet se është arsyeja kryesor që lojtari dëshiron të largohet nga Atletico.
Correa ka 10 paraqitje këtë sezon në Ligën e Kampionëve ku ka gjetur golin vetëm njëherë.