GostivarLajme

Kovaçevski nuk precizon ASH – në: Dera e Qeverisë e hapur për çdo subjekt politik

Për momentin qeveria funksionon me shumicë stabile, por dera është e hapur për çdo parti politike që e përkrah konceptin evropian të vendit. Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Gostivari në pyetjen e televizonit Globi nëse qeveria duhet të zgjerohet dhe nëse kjo do të bëhej me Alancën për Shqiptarët. Ai tha se vendin e presin vedime të rëndësishme dhe për ato duhet konsensus i gjerë, por nuk precizoi nëse do të ketë ftesë zyrtare ndaj ASH-së për t’iu bashkangjitur shumicës aktuale.

“Unë në Kuvend kish fjalim gjatë seancës për pyetje deputetësh ku i ftova të gjithë deputetët dhe partitë politike që janë për konceptim për Maqedoni evropiane, për konceptin e shtetit që është anëtar në BE deri në vitin 2030, se dyert për bashkëpunim të kësaj Qeverie janë të hapura pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre politike, pasi para nesh ka vendime që duhet ti sjellim dhe ato vendime duhet të sillen me konsensus të gjerë në shtet siç edhe janë sjellur të gjitha vendimet paraprake”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri tha se vendi përfaqësohet nga dy koncepte, ai evropian dhe i robërimit, duke lënë të kuptohet se me këtë të dytin karakterizohet VMRO-DPMNE. Ai pastaj shtoi se në raportin e fundit nga KE, ekzekutivi për herë të parë ka vlerësim më të mirë se opozita.

“Në shtet kemi dy koncepte; njëri koncept është për Maqedoni evroopiane, shtet i cili bisedon me Bashkimin Evropian, shtet i cili dëshiron t’i plotësojë detyrimet e veta të ndërmarra me BE-në dhe pastaj ta mbajnë gjuhën dhe identitein maqedonas dhe të gjitha karateristikat e tjera të popullit maqedonas në çdo kuptim. Kemi koncept që është qasje e vendit në BE. Atë konceptin tjetër e pamë 11 vite në shtet dhe nëse e krahasojmë raportet e tanishme të BE-së për Maqedoninë do shohim se atëherë karakterizoheshim si shtret i rrobëruar, ku nuk kishte sundim të ligjit, demokracisë; dhe nëse e shohim raportin e fundit i cili vetëm para pak ditësh u prezentua, atëherë do të shohim fillimisht përparim në çdo sferë në shtet dhe për herë të parë në këto raporte qeveria është vlerësuar më mirë se opozita”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ndryshe, nga ASH kanë theksuar disa herë se nëse ka ofertë zyrtare për shkuarje në Qeveri, do ta shqyrtojnë. Ata kanë paralajmëruar edhe një dokument për javën që vjen ku pritet të zbardhen edhe kushtet e tyre për bashkim eventual me shumicën aktuale.

Show More

Related Articles

Back to top button