BotaLajme

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Holandën. Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla. Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022. Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë  në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.  Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për “shantazh”.

Show More

Related Articles

Back to top button