BotaLajme

Polonia vendi i parë në BE që i ka blerë, çfarë dihet për dronin “Bayraktar” që po “thyen” ushtrinë ruse në Ukrainë

Si kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit dronët turq, që janë relativisht të lirë? Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014. Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.

Protestuesit ukrainas, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t’i tallur trupat ruse.

Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.

Show More

Related Articles

Back to top button