BotaLajme

Sulmohet gazetari opozitar rus në Shën Petersburg

Një gazetar rus, i cili është edhe anëtar i shërbimit mediatik të partisë opozitare Yabloko në Shën Pjetërburg, është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga individë të panjohur.

Sipas partisë opozitare ruse, Pyotr Ivanov, i cili punon si gazetar për median online ‘SOTA’ u sulmua nga dy persona pranë banesës së tij, pasditen e 30 majit.

Sipas raportimit, dhunuesit arritën ta godisnin disa herë Ivanovin në kokë, duke e kërcënuar dhe pasi arritën ti bënin një foto, ata u larguan.

Në vendngjarje u gjet një shishe me lëng të gjelbër. Sipas Ivanov personat që e sulmuan planifikonin t’ia hidhnin lëngun në fytyrë, një metodë kjo e përdorur gjatë viteve të fundit për të kërcënuar politikanët opozitar dhe gazetarët e pavarur.

Ivanon arriti të telefononte ambulancën, e cila erdhi dhe e transportoi për në spital. Si pasojë e sulmit ai pësoi frakturë dhe lëndime në kokë.

Dega e partisë Yabloko në Shën Petersburg dha një deklaratë duke thënë se sulmi do të regjistrohet zyrtarisht në polici dhe se pret që incidenti të hetohet plotësisht dhe tërësisht nga autoritetet.

Show More

Related Articles

Back to top button