LajmeMaqedoni

BDI feston 20 vjetorin e themelimit, Ahmeti dhe Grubi paralajmërojnë festë

Bashkimi Demokratik për Integrim feston 20 vjetorin e themelimit të saj, e siç paralajmëroi lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi nga radhët e kësaj partie, kjo do të shënohet me një festë më 3 qershor në Shkup tek Sheshi i Skënderbeut dhe me 4 qershor në Sheshin Iliria në Tetovë.

“20 vjetori i Bashkimit Demokratik për Integrim sjell festë për të gjithë sepse dëshirojmë që bashkarisht ta shënojmë rrugëtimin dydekadësh dhe sukseset e përbashkëta. Më 3 qershor, festë e madhe në sheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa me 4 qershor kryefestë në sheshin Iliria në Tetovë! Bëhuni pjesë e festës të dashur miq!”, shkruan Ali Ahmeti.

“Bëhuni gati për festë të madhe të përbashkët për ti shënuar këto dy dekada të ndryshimit të madh që solli Bashkimi Demokratik për Integrim. 3 qershor në Shkup, 4 qershor në Tetovë”, shkruan Artan Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button