BotaLajme

Kanadaja akuzon Kinën për sjellje të rrezikshme në hapësirën ndërkombëtare ajrore

Ushtria e Kanadasë ka akuzuar pilotët ushtarakë kinezë për joprofesionalizëm dhe për sjellje të rrezikshme, gjatë takimeve të tyre të fundit në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Avionët e përfshirë në këtë incident ishin dislokuar në Japoni si pjesë e përpjekjeve shumëkombëshe për të zbatuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, për shkak të shkeljeve të Phenjanit për programin e tij të raketave dhe armëve bërthamore.

Forcat e armatosura kanadeze thanë se forcat ajrore të Kinës në disa raste “nuk respektuan normat ndërkombëtare të sigurisë ajrore”.

“Këto ndërveprime janë joprofesionale dhe vendosën në rrezik sigurinë e personelit të forcave ajrore kanadeze”, u tha në deklaratë.

Kanadaja tha se personeli i saj në disa raste është dashur të reagojë duke ndryshuar kursin e fluturimit “për të shmangur një përplasje të mundshme” me avionët kinezë.

Ndërkaq, në disa raste të tjera, sipas Kanadasë, avionët kinezë tentuan që të detyronin pilotët kanadezë të ndryshonin kursin, duke iu afruar shumë afër.

Kanadaja tha se këto veprime janë bërë të shpeshta dhe janë adresuar përmes kanaleve diplomatike.

Show More

Related Articles

Back to top button