BotaLajme

FBI-ja fajëson Iranin për një tentativë ‘sulmi’ kibernetik

Hakerët e mbështetur nga qeveria iraniane fshiheshin pas një tentative për hakimin e rrjetit kompjuterik të Spitalit të Fëmijëve të Bostonit vitin e kaluar. Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan CNN, duke cituar drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Ai e quajti atë “një nga sulmet kibernetike më të neveritshme që ka parë ndonjëherë”. FBI-ja, sipas CNN, ishte në gjendje të ndihmonte në pengimin e hakerëve. Kjo, përpara se ata të dëmtonin rrjetin kompjuterik të spitalit, sqaron Wray.

Zyrtari amerikan e përmendi sulmin si një shembull të kërcënimeve të mundshme të hakerimit me ndikim të lartë me të cilat përballet SHBA nga qeveritë e Iranit, Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. Hakimi, i cili ndodhi në qershor të vitit 2021, bëri që sulmuesit të shfrytëzonin software-n popullor të prodhuar nga firma me bazë në Kaliforni “Fortinet”.

Kjo, për të kontrolluar rrjetin kompjuterik të spitalit, sipas zyrtarëve amerikanë. Spitali i Fëmijëve në Boston është një institucion me më shumë se 400 shtretër dhe konsiderohet si një nga qendrat kryesore pediatrike në SHBA. /Albanianpost/

Show More

Related Articles

Back to top button