Komisioni Qendror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së informon besimtarët islam se Bashkësia Fetare Islame në RMV, si çdo herë organizon tubimin e kurbanave dhe therrjen e tyre.
Marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, Komisioni në fjalë, duke i analizuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në përcaktimin e çmimit vendosi që çmimi i kurbanit për këtë vit të jetë 150,oo euro, (ose kundërvlera e tyre me valuta tjera).
Mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, kurse sasia tjetër e mishit të kurbanave do t`u shpërndahet familjeve në nevojë.
Lusim Allahun xh. sh. që tua pranojë kurbanat dhe t
u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.
Komisioni Qëndror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së