Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kritikave të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj pushtetit aktual se nuk përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve.
“VMRO-DPMNE mbetet sinonim i krimit, korrupsionit dhe shpërdorimit, parti që është bërë më e pasura në Evropë, në kurrizin e qytetarëve. Me paratë e qytetarëve, nga një shtëpie modeste e verdhë është rritur në Pallatin e Bardhë, i cili ka llambadarë kinezë mbi 20 mijë euro, pllaka dyshemeje 100 mijë euro, parket druri nga Italia 76 mijë euro dhe vazo 180 mijë euro, në kohën kur e gjithë Evropa është e prekur nga kriza, kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë ndarë asnjë qindarkë për t’i ndihmuar qytetarët, por për këtë kanë shpenzuar miliona euro për punësime partiake, për blerje makinash luksoze, kompjuterë të shtrenjtë dhe telefonat celularë. Shqetësimi i VMRO-DPMNE-së për qytetarët nuk është asgjë e madhe”, thonë nga partia në pushtet.
Kujtojmë se më 18 qershor VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protestë masive kundër pushtetit LSDM-BDI.