LajmeMaqedoni

Ivanovska: Administratës shtetërore nuk i duhen njerëz nga partitë politike por njerëz të kualifikuar

Maqedonia e Veriut është duke hyrë në një fazë politike aspak të sigurtë drejt BE-së, sepse shenjat e negociatave me Bullgarinë tregojnë së proceset euro-integruese do të vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kuadri i integrimit evropian, jo vetëm si një kornizë teknike për zbatimin e rregullave dhe përmbushjen e standardeve, por ka kërkuar që në Maqedoni të krijohet një klimë e luftës kundër korrupsionit.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska tha në një intervistë televizive, se qytetarët duhet të kenë vetë vullnet për ta ndryshuar shtetin e jo gjithmonë të presin nga BE.

“Ajo që na shqetëson në vend është korrupsioni. Le ta lëmë Evropën mënjanë. Ne jemi ata që jetojmë këtu dhe duhet të jemi më të ndërgjegjshëm dhe të mos biem nën ndikimin e korrupsionit. Korrupsioni po përhapet në të gjithë shoqërinë dhe anketat tregojnë se ai është problemi numër një për qytetarët. Ne duhet vet ta rregullojmë vendin tonë dhe për këtë nevojitet pak vullnet nga ne dhe jo BE-ja, e cila tashmë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në aktivitetet kundër korrupsionit”, tha Ivanovska.

Show More

Related Articles

Back to top button