LajmeMaqedoni

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për ndarjen e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme

Qyteti i Shkupit, sot në gazetat ditore “Koha” dhe “Sloboden Pecat” si dhe në web faqen e tij, shpalli thirrje publike me të cilën vazhdon mbështetjen për zhvillimin dhe avancimin e sportit rinor dhe të shkollave të mesme, dhe me dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim për të rritur motivimin te sportistët e rinj – nxënës të shkollave të mesme për t’u marrë me sport, për të vazhduar dhe qëndruar dhe më tutje në sport, si dhe për të rritur përfshirjen e sa më shumë nxënësve për t’u marrë me sport dhe aktivitete sportive, Qyteti i Shkupit do të ndajë bursa për sportistët – nxënës të shkollave të mesme të cilët janë banorë të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

Aplikuesit duhet të plotësojnë qëllimet, kushtet dhe kriteret e dhëna në bashkëngjitjen e Thirrjes publike të shpallur në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. www.skopje.gov.mk.

Show More

Related Articles

Back to top button