LajmeSport

Në vitin e ardhshëm, ndryshim i madh në rregullat e penalltive

Portieri Emiliano Martinez duket se do të detyrohet të ndryshojë qasjen e tij pasi doli se rregullat e ekzekutimit të penalltive janë gati të ndryshojnë nga sezoni i ardhshëm.

Bordi Ndërkombëtar i FA ka një mbledhje të përgjithshme vjetore në Londër në mars, ku ata pritet të rishikojnë rregulloret aktuale dhe të zbatojnë rregullimet brenda lojës. Dhe një nga temat kryesore në rendin e ditës përfshin penalltitë, veçanërisht mjeshtërinë e lojës nga portierët. Sipas gazetarit Martin Lipton nga “The Sun”, IFAB beson se portierët nuk duhet të jenë në gjendje të “shpërqendrojnë padrejtësisht” ekzekutuesin e penalltisë përmes taktikave të ndryshme. Kjo vjen si një goditje e madhe për portierin e Argjentinës dhe Aston Villas, Martinez.

Numri 1 i Argjentinës është si një specialist i penalltive dhe ka ndihmuar vendin e tij të fitojë si Kupën e Amerikës ashtu edhe Kupën e Botës në vitet e fundit duke u futur në kokën e kundërshtarëve të tij. Në fitoren e finales së Kupës së Botës, Martinez arriti t’i shpërqendroj Kingsli Koman dhe Aurelien Tçoumaeni, të cilët në fund humben penalltitë. Qasja e tij dhe qasjet e ngjashme nga Endrju Redmajn i Australisë dhe Andries Nopert i Holandës, nuk do të lejohen më pasi ligjvënësit nuk do lejojnë shpërqendrimin e kundërshtarit.

Në vitet e fundit portierët u udhëzuan të mbanin të paktën një pjesë të njërës këmbë në vijë kur ekzekutohet një penallti dhe ky rregullim premton t’i bëjë gjërat shumë më të vështira për Martinez dhe portierët tjerë./Indeksonline/

Show More

Related Articles

Back to top button