Erling Haaland ka folur tashmë si lojtar i Manchester City.
Haaland dhe ‘Citizens’ muaj më parë arritën marrëveshje që sulmuesi norvegjez të transferohet në ‘Etihad’.
Ndërsa, sot Man City e kanë zyrtarizuar atë si lojtarin e tyre më të ri.
Ishte pikërisht sulmuesi që gjatë prezantimit të tij tregoi se ai e kishte mbështetur gjithmonë kampionin e Premier Ligës.
“Kam lindur në Angli, kështu që kam qenë tifoz i Man City gjatë gjithë jetës sime, di shumë për klubin”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.
Më pas 21 vjeçari tha se mendon që do të zhvillohet si një lojtar te ‘Citizens’.
“Këtu ndihem pak si në shtëpinë time. Kam qenë në shumë ndeshje të Cityt. Gjithashtu mendoj se mund të zhvillohem dhe të marr më të mirën nga loja ime në City”, përfundoi Haaland.
Që nga sezoni i ardhshëm norvegjezi do të udhëheq sulmin e ekipit të Pep Guardiolas./Lajmi.net/