Skuadra angleze Liverpul ka pranuar ofertën e Bayern Munchen për sulmusin senegalez Sadi Mane.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i markotos, Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.
Ai ka njoftuar se Liverpuli ka pranuar ofertën e Bayernit pasi që Sadio Mane e dëshironte një kalim tek klubi gjerman.
Klubet kanë arritur marrëveshje për një takim i cili do të ndodh sonte në Angli, ku janë duke u përgatitur edhe kontratat.
Senegalezi e ka njoftuar klubin e Liverpulit për vendimin menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve.
Testet mjeksore pritet të bëhë shumë shpejt./Indeksonline/