“Të dashur fansa. Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për ndërprerjen time nga mbrëmë”.
“Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime”.
“Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë”.
“Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat për të mos e kontrolluar veten për një moment të shkurtër. Tauli juaj”, ka shkruar mesfushori shqiptar në llogarinë e tij në Instagram.
Xhaka do të mungoj dy ndeshje pas kartonit të kuq, por ai mund të dënohet edhe nga Federata e Futbollit të Zvicrës për goditjen që i dha kundërshtarit apo edhe për momentin që pati me gjyqtarin kryesor duke e kapur për dore.