LajmeSport

PSG nuk dorëzohet për mbrojtësin “zikaltër”, tjetër ofertë për Skriniar

PSG po punon dhe në merkato edhe pse ende nuk e ka zyrtarizuar ndryshimin në pankinë. Kampionët e Francës duna që të ndërtojnë një skuadër që të jetë e aftë për të fituar Champions League, fiksimi më i madh që kanë në Paris. Një nga objektivat prioritare është Milan Skriniar, qendërmbrojtës 27-vjeçar i Interit për të cilin parisienët do të rrisin ofertën e tyre.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, kampionët aktual të Ligue 1 janë të gatshëm që të ofrojnë 60 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e “zikaltërve”, i cili është i destinuar për tu larguar nga Milano.  Edhe pse Inter e ka refuzuar ofertën e parë të PSG, këta të fundit nuk heqin dorë lehtë dhe paratë për ta nuk janë aspak problem e tani oferta e re natyrisht do i bëjë drejtuesit e Interit që të mendohen mirë.

Francezët po punojnë dhe për të marrë brazilianin Bremerit nga Torino, megjithatë ai shihet si zëvendësuesi i Skriniar. Nëse arrin të bindë Interit, PSG nuk do e kishte problem që të joshte lojtarin më pas, për të cilin ka interes dhe nga disa skuadra të tjera. 27-vjeçari sllovak luajti 35 ndeshje këtë edicion në Serie A, duke shënuar dhe 3 gola.

Show More

Related Articles

Back to top button