Nëse gjuani me armë zjarri apo fishekzjarrë të paautorizuara, përkatësisht përdorni mjete të ndryshme piroteknike, do të gjobiteni për këtë lloj kundërvajtjeje, edhe atë sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro, po ashtu varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të jetë dhe vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë), njofton Nistori.
“Dy muajt e ardhshëm, korrik dhe gusht, janë planifikuar dhe do të organizohen një numër i madh i dasmave dhe festave të tjera në hapësirën e gjerë të Pollogut. Festimet e tilla vitet e fundit, pak a shumë, janë karakterizuar me çrregullime të herëpashershme të rendit dhe qetësisë publike, më së shpeshti me gjuajtje me armë zjarri apo fishekzjarrë të paautorizuara, përkatësisht me përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike. Me qëllim të parandalimit me kohë dhe parandalimit efektiv të këtyre dukurive, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarreve, të cilat së fundi janë bërë përmbajtje të detyrueshme për dasma, gjegjësisht praktikë në këtë zonë.” – thonë nga SPB Tetovë.