Qeveria e pranon propozimin francez, kurse VMRO-DPMNE-ja – JO. Të shkojmë në zgjedhje dhe populli të vendos. Është kjo oferta nga opozita maqedonase, që sipas tyre, diplomatë në vend dh eish-funksionarë të lartë të qeverisë kanë konfirmuar se Qeveria Kovaçevski I ka dhënë “dritë jeshile” propozimit francez, që sipas VMRO-DPMNE-së përmban kërkesat bullgare në negociatat me BE-në dhe është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani.
“VMRO-DPMNE-ja nuk kalkulon me interesat kombëtare maqedonase, ashtu sic bën LSDM-ja. VMRO-DPMNE hedh poshtë propozimin francez dhe vlerëson se con drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizimit të vendit. Nëse Kovacevski vlerëson se propozimi është i mirë, atëherë le të shkojmë në zgjedhje. Qeveria me qëndrimin se propozimi I Parisit është I mirë, kurse VMRO-DPMNE-ja se është I dëmshëm, populli le të vendos” deklaroi Ivica Tomovski, Vmro-Dpmne.
Është prononcuar edhe partia e ish-Kryeministrit, Lubço Georgievski, VMRO-Partia Popullore. Sipas tyre, në propozimin francez, ka shumë elemente që janë në interes të Maqedonisë dhe se propozimi, në atmosferë histerie, nuk duhet të hidhet poshtë. /KlanMacedonia/