800 aksione të “Alkaloid”it u tregtuan për 234 mijë euro

Të enjten në berzë u realizua një bllok transaksion me aksionet e një prej kompanive tona më të suksesshme dhe më të njohura, “Alkaloid” nga Shkupi, informon PRESSonline.al.

Sipas të dhënave publike nga berza, në një rast janë tregtuar 800 aksione të kësaj kompanie farmaceutike, me çmim prej 17.995 denarë për aksion, ose për këto aksione janë paguar 14.396 milionë denarë, përkatësisht pak më shumë se 234 mijë euro.

Në seancën e fundit të rregullt të tregtimit të së enjtes në berzë, u shitën 18 aksione të “Alkaloid” dhe çmimi mesatar i tyre ishte 17.884 denarë. / PRESSonline.al