LajmeMaqedoni

10 prokurorë dolën në pension, Jolevski: E vështirë për lëndët në gjykim

Dhjetë prokuror publik që kanë mbushur moshën e pensionimit morën vendimet për pensionim një ditë pasi skadoi afati për miratimin e ligjit për marrëdhënie pune me të cilin pushteti kërkoi por nuk pati sukses t’u zgjasë mandatin edhe për tre vjet të tjera. Vendimin e solli Këshilli i prokurorëve publik. Prokurorët e tjerë duhet të marrin përsipër lëndët e kolegëve të tyre që u pensionuan, shkruan Alsat.

“Vështirë ose jo, vendimi duhet të sillej për shkak të ligjit. Për mungesën duhet zgjidhje sistematike dhe duhet ta zgjidhë ligjvënësi, të zgjidhet në nivel tjetër. Bëhet fjalë për prokurorë dhe prokurorët edhe ashtu njëri me tjetrin kanë pasur mundësi t’i marrin lëndët kështu që nuk ka pengesë që cilido prokuror tjetër t’i marrë dhe t’i vazhdojë ato lëndë. Nuk është si në gjykata ku ka pengesa dhe nëse ka filluar procesi të duhet të kthehet nga e para”, deklaroi Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ky sektor veçmë përballet me mungesë kuadri.

“Vërtetë do të ketë volum të madh të punës por e punon vetë dhe e përfundon. Nëse dikush ka punuar, e sheh çfarë ka punuar dhe bën rivlerësim megjithatë do ta kenë vështirë t’i marrin mbi vetë posaçërisht lëndët e komplikuara kur duhet të vazhdojnë në fazën e gjykimit sepse gjykimet, një pjesë janë të caktuara. Do të duhet të hynë në seancë ose të kërkojnë shtyrje me çka do të krijohet përshtypja se qëllimisht zvarritet procedura”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

I njëjti fat i pret edhe rreth 60 gjykatës të cilët deri më 30 qershor e kanë mbushur moshën e pensionimit. Pushteti kërkoi që gjykatësve dhe prokurorëve t’u zgjatet mandati edhe për 3 vjet pas pensionimit. Opozita vlerësonte se me këtë, pushteti synon t’u shtojë jetëgjatësinë gjykatësve dhe prokurorëve të afërt me pushtetin. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button