Boksieri shqiptar, Florian Marku, do ta zhvillojë luftën e radhës në muajin e ardhshëm.
Lajmin e ka dhënë vet boksieri në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka bërë te ditur se meçi do të zhvillohet në Shqipëri, përkatësisht në stadiumin “Air Albania”.
Megjithatë, kundërshtari ende nuk është mësuar dhe pritet të zbulohet javën e ardhshme.
“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Më datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në “Air Albania”. Kundërshtari dhe informacionet rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj qe do jap shpirtin për të ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës.”, ka shkruar Marku.