Interi ka njoftuar se kanë nënshkruar me mbrojtësin anësor, Raoul Bellanova, shkruan Zeri.info.
Ishte vetë klubi Italian që konfirmoi lajmin për ardhjen e re perms një postimi në faqen zyrtare.
“Kujdes nga treni që po afrohet. Ndalesa tjetër: Milano. Mirë se erdhe, Raoul!”, thuhet në njoftimin e Interit.
Lojtari iu bashkua në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Cagliari.
Interi thuhet se ka paguar tre milionë për huazimin, ndërsa e drejta e blerjes është e vendosur te shtatë milionë euro. /Zeri.info