Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se sonte ka ndodhur një incident i rëndë, i cili sipas parametrave është montazh klasike policore.
“Qëllimi ishte ose vrasje e ndonjë qytetari pa faj, nënë me fëmijë, pensioner, njeri i ri, ose vrasjen time. Dhe kjo është dashur t’i ngjasoj një konflikti ndëretnik, ndërsa në realitet nuk është asgjë përpos luftë për pushtet, karrige, funksione të partive që janë pjesë e Qeverisë. Kjo nuk ka lidhje me mos tolerancë ndëretnike, por luftë për pushtet”, tha Mickoski.
Ai tha se një kohë të gjatë merr informacione joformale për likuidimin e tij të cilën e përgatit pushteti.
“Nuk i kam dhënë shumë vëmendje, por sonte pamë së paku dy persona me armë zjarri të cilët ishin të gatshëm këtë ta bëjnë. Policia nuk ishte në vendin duhur dhe në mënyrë misterioze u paraqit një grup prej 10 personash të cilët ishin të armatosur”, tha Mickoski.
Mickoski tha se skenarin e tillë e ka paralajmëruar pushteti.
“Ministri Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike, nëse nuk kalon propozimi i cili nënkupton asimilimin dhe bugarizimin e maqedonasve”, shtoi më tej Mickoski.