LajmeMaqedoni

Këshilli i ambasadorëve: Dënojmë dhunën qëllimi së cilës është destabilizimi i vendit

Këshilli i ambasadorëve shpreh shqetësim për shkak të, siç thekson në reagimin drejtuar mediumeve – radikalizimit të gjendjeve politike në shoqëri me potencial të lartë të çrregullimit të raporteve ndëretnike në vend dhe konsideron se “fitohet përshtypja se disa parti të caktuara politike i keqpërdorin emocionet e qytetarëve për qëllime të veta politike madje edhe me çmim të prishjes së jetës së qetë ndëretnike”.

“Duke e njohur të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t’i shprehur qëndrimet dhe ndjenjat e tyre përmes demonstratave në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, Këshilli i ambasadorëve e dënon çdo tentim apo formë të sjelljes vandale të individëve apo grupit të organizuar të demonstruesve siç ishin në dy ditët e fundit në këto manifestime të qeta”, informoi Këshilli ekzekutiv i Këshillit të ambasadorëve, duke cekur se e ndjekë me kujdes zhvillimin e ngjarjeve lidhur me debatin publik rreth përmbajtjes së propozimit francez për integrim të vendit në BE përmes heqjes së vetos bullgare, si dhe protestave të qytetarëve.

Këshilli i ambasadorëve thekson se nuk ka për qëllim t’i stigmatizojë politikanët apo intelektualët, e aq më pak, si është cekur, qytetarët të cilët demonstrojnë apo i mbështesin këto manifestime.

Por, është kundër ndërhyrjeve agresive dhe irracionale, dhunës fizike që kanë për qëllim ta destabilizojnë vendin apo me anë të dhunës ta pamundësojnë integrimin e shtetit në BE. Këshilli gjithashtu është kundër lansimit të çfarëdo lloji të lajmeve të rrejshme me qëllim të manipulimit me mendimin publik, nxitjen e skenarëve të ndryshëm nga provinienca e huaj, duke qëndruar fuqishëm drejt orientimit tonë ndaj NATO-s dhe integrimit në BE”, shkruan në reagimin e Këshillit të ambasadorëve.

Nga atje bëjnë thirrje për qetësi të qytetarëve dhe në dialog të hapur dhe debat të argumentuar të përfaqësuesve të partive politike në debatet në Parlament dhe me përfaqësuesit e Qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button