Vedat Muriqi nuk i kishte kaluar vizitat mjekësore tek Club Brugge ditë më parë dhe ky fakt e kishte mllefosur tej mase Lazion.
Për çdo rast, klubi italian i ka bërë kontrolle mjekësore sulmuesit kosovar sot dhe mediat italiane raportojnë se prizrenasi i ka kaluar me sukses ato
Kjo ishte një përgjigje për klubin belg, i cili tash do të vendosë nëse do ta marrë apo jo përfaqësuesin kosovar.
Club Brugge pasi ia ka bërë atij vizitat mjekësore, ka kërkuar që Lazio t’ia japë në huazim lojtarin për një vit ose t’ia shesë atë më lirë.
Sidoqoftë, nëse klubi belg i ndërron fjalët, “Biancocelesti” e kanë ndërmend të ankohen në FIFA.
Lazio po planifikon ta shesë Muriqin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që me paratë e shitjes së tij ta blejë ndonjë futbollist tjetër.
Mbetet të shihet nëse Muriqi do të përfundojë në Club Brugge apo jo, ndërsa atë e duan edhe Mallorca, Galatasaray e Hull City. /© SYRI.net/