Alarm i kuq në Athinë, turqit lëshojnë tre formacione F-16 mbi ishujt grekë

Turqia është kthyer në agresive, veçanërisht gjatë ditës së sotme teksa tre formacione F-16 kanë kryer disa fluturime mbi ishujt grekë në lindje të vendit.

Turqia është kthyer në agresive, veçanërisht gjatë ditës së sotme teksa tre formacione F-16 kanë kryer disa fluturime mbi ishujt grekë në lindje të vendit.

Ngjarja ka vënë në alarm flotën ajrore greke dhe më pas Athinën zyrtare, e cila urdhëroi menjëherë ngritjen në ajër të avionëve grekë me qëllim gjurmimin e 6 mjeteve ajrore turke.

Konkretisht, një çift fluturakësh fluturoi mbi ishujt Kanibalë dhe Makronisi rreth orës 13:31, në lartësinë 8.5 km. Ndërkaq, 3 minuta më vonë dy çiftet e tjera fluturuan mbi të njëjtat ishuj, njëri në 7.3 km dhe tjetri më i ulët në 4,5 km.

Mediet greke raportojnë se, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare.

Dy vendet vijojnë të jenë në raporte të tensionuara me njëra-tjetrën, ku nuk mungojnë edhe paralajmërimet për një përplasje të armatosur në disa ishuj të caktuar, sidomos tani që Turqia është pranë zgjedhjeve.