Arrestohet i riu nga Gostivar, u kap me lëndë narkotike

Dje (26-janar) rreth orës 18:30, në lagjen ,,Mllaki 2,, në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 25-vjeçarin S.S. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Policia njofton se ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.