Atmosferë e tensionuar në Komisionin për Çështje Evropiane

Komisioni për Çështje Evropiane edhe sot ka vazhduar punën në një atmosferë të tensionuar. Me komisionin në fjalë sot udhëheq zëvendëskryetarja Arta Bilalli Zendeli e cila drejton me komisionin ne vend te Arbër Ademit pretendon se diskutimi për Ligjin për marrëdhënie pune ka filluar qe dje dhe kjo është dita e dytë e debatit. VMRO DPMNE thotë se diskutimi nuk ka filluar dje dhe as nuk është miratuar rendi i ditës. Sipas rregullores ligjet që janë me yll të BE kanë dy ditë afat për diskutim./Alsat.mk\