Avokati i popullit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e avokatëve të RMV – së

Avokati i popullit z. Naser Ziberi dhe kryetari i Odës së avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Lubomir Mihajllovski nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me qëllim të ngritjes së nivelit të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe reduktimit të rrezikut nga tortura, veçanërisht ndaj personave të privuar nga liria.

‘’Çdo person që është arrestuar, mbajtur, ose në mënyrë tjetër privuar nga liria nga ana e policisë është në situatë vulnerabiliteti. Në këtë kuptim, aksesi pranë avokatit në orët e para njihet si një nga mënyrat më efektive për reduktimin e rreziqeve nga abuzimi dhe dhuna. Avokatët luajnë një rol thelbësor edhe për të siguruar se personat e privuar nga liria janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe se të njëjtat mund t’i realizojnë në mënyrë efikase’’ theksoi gjatë nënshkrimit të memorandumit avokati i popullit z.Naser Ziberi.