LajmeMaqedoni

Bastiset grupi i Kumanovës në Idrizovë

Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës.

Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, shkruan Alsat.

Burime brenda policisë thonë se bastisja ka ardhur si rezultat i denoncimit se brenda qelive mbahen armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine.

Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button