BDI: Në radhët e VMRO-DPMNE-së ka deputetë me orientim evropian

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë.

“Ëndrra dhe aspirata europiane e qytetarëve tanë varet nga deputetët në Kuvend dhe guximi i tyre për të marrë një vendim për brezat e ardhshëm, jo ​​për zgjedhjet e ardhshme. Guximi dhe vendosmëria në vendimmarrje shpërblehet nga qytetarët, por edhe nga miqtë tanë euro-amerikanë. Ne bëjmë thirrje për një front të përgjithshëm shoqëror europian dhe formimin e një aleance nër Maqedoninë e Veriut europiane”, njofton BDI-ja.

Për ta janë shqetësuese deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë, por janë të bindur se deputetët dhe qytetarët nuk ndajnë qëndrimet izolacioniste dhe antieuropiane të liderëve të tyre, por do të vendosin për të vazhduar me guxim dhe me meritë rrugën europiane.