Bashkimi Europian reagoi ndaj pretendimeve të Serbisë se nuk ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e zbatimit të saj. Kryeministrja serbe, Ana Bernabiq përcolli në Bruksel dokumentin që tregonte hezitimin e Beogradit dhe e konsideronte marrëveshjen e arritur në Ohër jo ligjërisht detyruese. Përmes zëdhënësit Peter Stano, BE-ja tregoi se në fakt, ujdia është pikërisht e tillë. “Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht detyruese, në tërësi, për të dyja palët: Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës europian”, deklaroi Stano. Zëdhënësi hyri këtë herë në detaje më të imtësishme duke shpjeguar se ujdia dhe aneksi për implementimin e saj “janë bërë ligjërisht të detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell në 18 mars 2023”. “Ky ka qenë qëndrim i vazhdueshëm i BE-së, i cili ka qenë i komunikuar publikisht në disa raste”, theksoi Stano. Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën detyruese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti me një marrëveshje detyruese mund të shprehet përmes firmës, shkëmbimit të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikimit, pranimit, miratimit apo çfarëdo mjeti tjetër, nëse palët në atë mënyrë kanë rënë dakord. Dhe palëve në Ohër u është bërë e qartë hollësisht kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit. Të dy liderët u pajtuan aty për aty, dhe nuk përcollën asnjë kundërshti në praninë e përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe të dërguarit për dialog, Mirosllav Lajçak.
Read Next
10 hours ago
Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’
10 hours ago
Dialogut i rikthehemi kur ta dorëzojnë Radoiçiçin
10 hours ago
Bremer humb sezonin, Juventus ‘shënjestron’ ish-kapitenin e Realit
10 hours ago
Aggeler: Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës më të madh sesa SHBA-të
10 hours ago
Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit
11 hours ago
Obama me fushatë në mbështetje të Harrisit nëpër shtetet kyçe amerikane që pritet të vendosin fituesin
11 hours ago
Misajllovski për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Duhet të merren parasysh të gjitha sfidat e sigurisë
11 hours ago
Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare
11 hours ago
Përmbytet qyteti/ Tajvani goditet nga tajfuni, dy të vdekur dhe qindra të lënduar
11 hours ago