Bernardo Silva i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Barcelona

Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka folur në lidhje me thashethemet e fundit që po e lidhin me një transferim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.

Barcelona ka transferuar tashmë emra të njohur si Robert Leëandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, teksa ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re edhe me Ousmane Dembele.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk duan të ndalen në këtë afat kalimtar të verës dhe synojnë edhe transferime tjera për t’i dhënë Xavit një ekip sa më konkurrues për të gjithë trofetë.

Njëri nga lojtarët që është përfolur me një transferim së fundmi është ylli portugez i Cityt, Bernardo Silva, i cili u raportua se ka edhe marrëveshje personale me Blaugranët.

Për thashethemet e tij të transferimit ka folur vet portugez, i cili ka bërë disa deklarata politike, pa sqaruar të gjithën.

“Marrëdhënia ime me klubin është shumë e sinqertë. Unë kam qenë i hapur me ta dhe ata e dinë se çfarë dua”, ka thënë fillimisht Silva.

“Nëse qëndroj, jam shumë i lumtur dhe gjithmonë do ta respektoj këtë klub dhe do të jap më të mirën time”.

“Nëse jo, ky është futbolly dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi portugezi.