Boris Johnson: Putin më kërcënoi me sulm me raketa

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka thënë se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e kërcënoi me sulm me raketa në prang të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse 1 vit më parë.

Detajet janë zbuluar në një dokumentar të BBC që hedh dritë mbi raportet e Putinit me liderët botërorë.

E duke u fokusuar më së shumti në agresionin ushtarak që Rusia ndërmori ndaj Ukrainës, ish-Kryeministri britanik Johnson ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin rus Putin në Shkurt 2022, të cilin e paralajmëroi se lufta do të ishte katastrofë.

Por Boris Johnson mori një kërcënim për sulm me raketa.

“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë do të zgjaste vetëm 1 minutë’ ose diçka e tillë. Por mendoj se nga toni shumë i qetë që kishte, ai vetëm sa po luante me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”, thotë Johnson për BBC.

Nëntë ditë pas kësaj telefonate, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace udhëtoi drejt Moskës ku u takua me homologun e tij Sergei Lavrov. Në dokumentarin e BBC “Putin kundër Perëndimit” zbulohet se Wallace u largua nga Moska me garancinë se Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën.

Mirëpo, sulmi ndodhi dhe më 24 Shkurt 2023 është 1-vjetori i agresionit rus në Ukrainë, teksa beteja në front vijon. /tvklan.al