Çellsi vë në shitje 3 lojtarë, Milani kërkon dy prej tyre

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Çellsit do të jetë në gjendje të shesë një ose dy lojtarë në Itali.

Megjithatë, ky medium thekson se Milani ka përzgjedhur tre yje të “Bluve” për transferimin e tyre në afatin kalimtar të verës.

“Rossonerët” janë të etur për Benoa Badiashile dhe Trevoh Çallobah, së bashku me Karnej Çukvuemeka.

Nëse Çellsi mund të shesë të tre lojtarët nuk është e qartë për momentin, por Milani do të tentojë të arrijë marrëveshje për ta.