Doli gjenerata e njëmbëdhjetë e medresanteve në Gostivar

Në prezencë të familjarëve, drejtuesve të Medresesë dhe Bashkësisë Fetare Islame, është promovuar gjenerata e XI-të e medresanteve të paraleles së shtrirë në Gostivar. Ishin 24 maturante kryesisht nga Gostivari, të cilat morën lëvdata, urata dhe përgëzime të shumta për përfundimin me sukses të shkollës së mesme të medresesë. Ceremonia filloi me lexim të Ku’ranit famëlartë dhe me këndim ilahishë.

Aktiviteti u ndoq nga afër edhe nga drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësues të Muftinisë së Gostivarit. Me këtë rast reis ul ulema hafiz Shaqir ef. Fetai përuroi maturantet e porsa diplomuara, duke ju dëshiroi atyre rrugëtim të mëtejmë në botën e studimit dhe diturisë.

Myftiu i Gostivarit Sabahudin ef. Zendeli, e quajti të një rëndësie të veçantë dhe jetike promovimin e gjeneratës së XI-të të medresanteve të diplomuara, duke kultivuar mesin e tyre vlerat dhe parimet e Islamit të dala nga libri i shenjt i Kuranit. Ai rikujtoi edhe periudhën e ndërtimit të godinës së re të Medresesë në Gostivar, për të cilën publikisht e falenderoi Reis ul Ulemanë, pa të cilin tha ai, objekti nuk do të bëhej realitet.

Drejtori i Medresesë Isa Beu në Shkup, Ibrahim Idrizi potencoi që misioni i Medresesë në Maqedoni e Veriut ka qenë dhe mbetet zhvillimi, arsimimi dhe edukimi i gjeneratave të reja, me theks të veçantë e gjinisë femërore.

Të pranishmit i përshëndeti edhe administratorja e Medresesë së Gostivarit, Muzeqete Hebibi.

Paralelja e shtirë e vajzave në Gostivar, filloi së funksionuari në vitit 2008, atëherë kur për herë të parë në paralelen e Gostivarit u regjistruan 17 medresante të reja. Gjeneratat që pasuan, rritën numrin e tyre dhe tashmë gjeneratat në vijim numërojnë nga 30 deri 40 medresante. Sivjet nxënëse e gjerenartës u zgjodh Enisa Hebibi. Në fund të për të gjithë dhe maturantet e sapodiplomuara u ndanë mirënjohje.