Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Ministria turke e Mbrojtjes njofton se 2 anije të tjera me drithë janë nisur nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se në kuadrin e dërgesave të drithit, anija “Fulmar S” me flamur të Barbadosit është nisur me 12 mijë tonë misër nga Chornomorsk drejt rajonit İskenderun ndërsa anija “Thoe” me flamur të Ishujve Marshall është nisur nga Chornomorsk për në Tekirdağ me 3 mijë tonë vaj luledielli.

Më tej theksohet se sot do të niset një anije drejt Ukrainës për të marrë drithë.