Ende ska marrëveshje për pagat e të punësuarve në çerdhe

Pas takimit të mbajtur në mes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale të RMV-së dhe Sindikatës për Arsim dhe  Shkencë në vend ende nuk ka një marrëveshje për pagat e të punësuarve në çerdhe

Ministrja Jovanka Trençevska tha se janë përafruar qëndrimet për arritje të një marrëveshje dhe se nga fundi i javës pritet të ketë një marrëveshje.

Ndërsa i pari i Sindikatës Jakim Nedellkov tha se në qoftë se nuk merren vesh do të diskutohet çështja për aktivizimin e grevës por gjithsesi u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje.

Kujtojmë se takimi i rradhës do të jetë ajo në mes Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit./KlanMacedonia/