Festivali i Artit në Katar / Artisti gostivaras Reshat Ameti merr çmimin “ Master Class Award”

Artisti Reshat Ameti është nderuar me çmimin “ Master Class Award” në Festivalin e Artit të zhvilluar në Katar – “QIAF International Art Festival 2023. QIAF është një nga festivalet më të mëdha të artit në Katar dhe mbahet për çdo vit.

Arti qëndron në zemër të Dohas, qytet ky që është ndërtuar për një kohë të shkurtër dhe paraqet një vend ku çdo vit zhvillohen aktivitete të shumta që lidhen me artin dhe konsiderohet si privilegj për një artist, sepse ky vend ofron platformë profesionale për artistë nga e gjithë bota ndërsa në vitin 2010, u shpall si vendi kulturor i rajonit.

hmeti u prezantua me pesë vepra arti, si dhe realizoi një masterclass me temë “Përdorimi i veglave atipike në pikturë”. Artisti në këtë klasë master, ka demonstruar përdorimin e mjeteve jokonvencionale për pikturë, përvojë kjo e fituar gjatë eksperiencës 35-vjeçare në fushën e pikturës. Ku përveç penelit ka përdorur materiale të ndryshme për të transferuar në mënyrë efektive ngjyrën në kanavacë, të tilla si plastmasi, letra dhe fragmente tekstili. QIAF është një ngjarje e veçantë e artit në rajon, ku mbi 300 pjesëmarrës nga mbi 60 vende së bashku me 12 galeri vendase dhe ndërkombëtare që, tubon artistët nga e mbarë bota.

Së bashku me programet e tjera, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bashkohen në platformën e përbashkët ekspertët të njohur globalë të artit, kritikë arti dhe akademikë të artit. Ofron një platformë globale për artistët vendas dhe ndërkombëtarë.