Fluks në pikat e kalimeve kufitare

Në pikat e kalimit kufitar në Kakavijë, Muriqan dhe Han të Hotit ka rritje të fluksit të kalimit të pasagjerëve. Kjo mësohet se ndodh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë.

Për shkak të rritjes së fluksit, punonjësit e Doganës kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët.

Ndërkohë mësohet se për datën 12 Gusht në Shqipëri kanë hyrë 6203 qytetarë dhe kanë dalë 3423. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shqiptarë dhe të huaja.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Daniela Zisi, në Kapshticë po punohet me 4 sportele në hyjë dhe 4 sportele në dalje./tvklan.al/