Gjobiten 149 shoferë gjatë ditës së djeshme në kontrollin e zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Prej tyre, informuan sot nga MPB-ja, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë, rast 45 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në një vendbanim, ndërsa 104 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.