Gostivar, Qendra për Resurse fillon me regjistrimin e personave të cenueshëm social të cilët kanë nevojë për kujdes falas

 Personat dhe familjet që janë në rrezik social dhe kanë nevojë për kujdes dhe kujdes profesional (personat me sklerozë të shumëfishtë, sëmundje Alzheimer, kujdesit familjar për personat me aftësi të kufizuara) mund ta marrin atë shërbim falas edhe në Gostivar. Regjistrimet bëhen përmes Qendrës për Resurse të prindërve me fëmijë me nevoja të veçanta – Dega në Gostivar.

 Nga kjo Qendër nxisin të inetersuarit për regjistrim dhe sqarojnë se shërbimin do ta ofrojnë 12 kujdestarë, të cilët paraprakisht kanë kryer trajnime profesionale, në kuadër të programit “Ekonomia e përkujdesit” dhe në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale për Shërbime Sociale në Gostivar, e cila së shpejti edhe zyrtarisht do të fillojë me punë.

“Përkujdesësit tashmë janë të punësuar, mes tyre ka punonjës socialë, mjekë, mësues… Qendra është në proces licence, të cilën e presim së shpejti nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Të drejtën e përkujdesjes pa pagesë do ta kenë ata që janë në gjendje të vështirë financiare, të rrezikuar social dhe nuk mund të përballojnë shpenzime të tilla”, thotë për televizionin Globi Margarita Millosheska, kryetare e Degës së Qendrës për Resurse në Gostivar.

 Të interesuarit duhet të plotësojnë një kërkesë të cilën e marrin te Qendra për Resurse dhe pastaj e dorëzojnë në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar. Shërbimet atje më pas vendosin nëse aplikanti i plotëson kushtet për kujdes falas.

 Për më shumë informacion qytetarët mund të telefonojnë në numrat: 071-236-635 dhe 078-363-444.

TvGlobi