Gostivari ndanë pikët me Detonitin / Referët i mohojnë penalti

Gostivari në terren vendas nuk arriti të arkëtoj tre pikë nga klubi “Detonit – Pllaçkovica” nga Radovishi. U mjaftua vetëm me ndarjen e pikëve, në ndeshjen e cila u mbyll me rezultat 1:1. Pjesa e parë e lojës u zhvillua pa gola, kurse golat e të dyja skuadrave erdhën në pjesën e dytë. I pari, gjegjësisht në minutën e 61 shënoi Gostivari, kurse mysafirët shënuan vetëm dy minuta më vonë për të barazuar rezultatin me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Biroll Topçiu nga stafi teknik i K.F “Gostivari” thotë se të dy skuadrat ishin të forta, por Gostivari u dëmtua në këtë ndeshje, sipas të cilit, referët nuk i dhanë panalti të pastër nga fundi i ndeshjes. Topçiu thotë se nuk dorëzohen, dhe vazhdojnë me përgatitjen për ndeshjet e rradhës.

Ndryshe, kjo ishte xhiroja e 13-të e Ligës së Dytë Futbollistike. Aktualisht Gostivari zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, një pikë më pak se lideri, skuadra e Vardarit, ndërsa pas tyre vjen me 30 pikë Voska Sport, që të tre skuadra pretendente për Ligën e Parë.